Thirrje për Aplikim për Trajnim – “Shëndet më i mirë, Jetë më e mirë…”

May 6, 2019 marin

Thirrje për Aplikim për Trajnim – “Shëndet më i mirë, Jetë më e mirë…”

“Shëndet më i mirë, Jetë më e mirë – Përmirësimi i aksesit në shërbimet shëndetësore dhe edukimi për kujdesin shëndetsor për grupet vulnerabël në Shqipëri

ACA – Albania Community Assist në Shqipëri në partneritet me Shoqatën e Invalidëve Tetra – Paraplegjik të Shqipërisë janë duke zbatuar  projektin  “Shëndet më i mirë, Jetë më e mirë – Përmirësimi i aksesit në shërbimet shëndetsore dhe edukimi për kujdesin shëndetësor për grupet vulnerabël në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian, përfaqësuar nga Komisioni Europian në Shqipëri.

Shpallin Thirrjen pë Aplikime në Trajnim në fushën e shëndetit për rritjen e aksesit në shërbimet shëndetësore.

Informacion i Projektit “Shëndet më i mirë, Jetë më e mire”

Projekti ka për qëllim të përmirësojë aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore dhe edukimin shëndetësor për grupet vulnerabël në Shqipëri.

Projekti 3-vjeçar, prill 2018 – dhjetor 2020, po zbatohet në pesë rajone : Tiranë, Shkodër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe përfshin një sërë ndërhyrjesh të cilat do të kontribuojnë në rritjen e aksesit në shërbimet shëndetësore për komunitet vulnerabël, veçanërisht personat me aftësi të kufizuar dhe komunitetin rom e egjiptian.

Në fokus të projektit janë identifikimi i nevojave dhe problematikat që shqetësojnë këto komunitete, përgatitja e një pakete rekomandimesh për institucionet përgjegjëse për përmirësimin e situatës, ofrimin e trajnimeve të përshtatura për individë nga këto komunitete për ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve të tyre për të kërkuar dhe marrë shërbimin sa më të shpejtë dhe cilësor shëndetësor dhe ofrimin e trajnimit për rritje kapacitetesh të ofruesve të shërbimit.

Informacion për paketën e trajnimit

Qëllimi i paketës së trajnimit është ngritja e kapaciteteve dhe kontributit për rritjen e aksesit në shëndet të grupeve vulnerabël nëpërmjet trajnimeve të përshtatura sipas grupeve të përfshira. Si dhe aftësimi i aktivisteve të komuniteteve përkatëse për të lehtësuar dhe negociuar aksesin e komunitetit në shërbimet shëndetësore dhe për rolin e ndërmjetësuesit / mediatorit, për vazhdimësinë e punës në komunitet.

Grupi i synuar për realizimin e paketës së trajnimit janë:

  • anëtarë të komunitetit Rom & Egjiptian,
  • persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar
  • ofruesit e shërbimeve shëndetësore (mjekë, infermiere, psikologë, specialistë shëndeti) .

Paketa e trajnimeve do të zhvillohet në qytetet Tiranë,  Elbasan, Korçë, Berat dhe Shkodër.

Trajnimi i përfaqësuesve / aktivistëve të komunitetit do të krijojë kapacitetet e tyre për informacionin bazë për shëndetin dhe do të angazhohet dhe angazhohet në edukimin dhe promovimin e shëndetit. Fokusimi për të identifikuar dhe adresuar nevojat dhe problematikat e grupeve të tyre.

Paketa e trajnimit do të bazohet në Paketën Bazë të Shërbimeve Shëndetsore dhe do të kombinohet me informacionin profesional e lidhur me të drejtat e shëndetit, problemet e diskriminimit dhe ligjit antidiskriminim në shërbimet shëndetsore, sistemin e referimit, të kuptuarit e llojeve të paaftësisë, guide praktike këshillimi – informimi – promocion, shërbime miqësore për grupet vulnerable, mekanizma integrues në sistemin e shëndetit parësor, rekomandimet nga mjeku i familjes, diskutim të rasteve konkrete; , informacion bazë mbi rolin dhe angazhimin e ndërmjetësuesit / mediatorit shëndetësor të komunitetit, etj.

Seancat e trajnimit do të zhvillohen ne periudhen Maj – Qershor 2019.

Kushtet për aplikim:

  1. Aplikantët duhet të jenë mbi moshën 17 vjeç
  2. Ti përkasin Komunitetit Rom dhe Komunitetit Egjiptian
  3. Ti përkasin komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, si dhe mund të jenë kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar
  4. Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimin 4 ditor.
  5. Të jenë banorë të rretheve Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat dhe Shkodër.

Inkurajohen vajzat dhe grate, që të aplikojnë.

Të gjitha shpenzimet përgjatë trajnimit mbulohen nga organizatori.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat personale (duke përfshirë edhe edukimin) dhe motivmin (max 100 fjalë) për pjesëmarrje në trajnim.

Datat e aplikimit:

Çdo person i interesuar për aplikim duhet që këtë ta bëjë më se largu deri me 15 Maj 2019.

Dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen në adresën elektronike: aca.centre@aca.org.al ; acaalbania@gmail.com

Nëse, ju nevojitet informacion i mëtejshëm, ju lutem, kontaktoni Znj.Irida Gjata , Asistente e Projektit: Tel: 04 2424827; 0696040260.

Ju informojmë se vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Connect with Us!