November 15, 2018 marin

Thirrje për Aplikim për “TRAJNIM PËR TRAJNERË DHE MENTORË në fushën e Sipërmarrjes sociale dhe SME/SVM”

ACA – Albania Community Assist, në kuadër të projektit INNOVENTER – Formim Profesional Inovativ për Sipërmarrjen Sociale, i mbeshtetur nga Programi INTERREG Balkan Mediterranean i Bashkimit Europian, hap thirrjen për trajnimin për trajnerë dhe këshillues në fushën e Sipërmarrjes Sociale dhe Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme-SVM.

Më poshtë gjeni:

  • Informacion i Projektit INNOVENTER
  • Informacion për paketën e trajnimit
  • Kriteret për aplikim
  • Formulari për aplikim

 Afati perfundimtar i Aplikimit është 15 Dhjetor 2018, ora 17:30.

Informacion i Projektit INNOVENTER

Projekti INNOVENTER “Innovative Vocational Social Entrepreneurial Training – Formim Profesional Inovativ për Sipërmarrjen Sociale” ka në qendër të tij krijimin e një pakete të trajnimit profesional për sipërmarrjen sociale të SME, në mënyrë që ata të përmirësojnë/përtërijnë veten dhe, në të njëjtën kohë, të angazhojnë si punëmarrës edhe individë të pafavorizuar. Projekti zbatohet nga organizata ACA – Albania Community Assist në tri qytete: Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe  realizohet nën programin Interreg Balkan Mediterranean 2014-2020 dhe po zbatohet në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Maqedoni dhe Qipro. Ky

Projekti integron konceptet e iniciativës së biznesit social (ekonomisë sociale dhe sipërmarrjes) me biznesin tradicional, duke përfshirë karakteristikat e një sipërmarrjeje sociale, duke nxitur kompanitë që të menaxhohen në një mënyrë më të hapur dhe më të përgjegjshme. Rezultatet kryesore të projektit, të adaptuara në nivel kombëtar, do të jenë krijimi i kurseve të trajnimit në përputhje me ECVET për sipërmarrjen sociale me kurrikul, module trajnimi dhe doracak, platforma online dhe mobile trajnimi me mjete interaktive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe mbështetjen e database të njohurive të dijes, programet e mentorimit dhe punësimit.

Informacion për paketën e trajnimit

Trajnimi do të pilotohet dhe zbatohet në qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, përmes sesioneve hyrëve, seancave të hapura të trajinimit në distancë (online dhe mobile) dhe sesioneve të trajnimit nga ekipi i përbashkët trajnerësh vendas dhe të huaj. Mësimdhënësit dhe trajnerët profesionalë do të fitojnë më shumë përvojë në fushën e sipërmarrjes sociale. Përfitimet reale dhe ndikimi në këtë fushë do të jenë rritja e konkurrencës, risitë dhe niveli i punësimit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Qasja: Krijimi i një ndërthurjeje për krijimin e rendit logjik mes përmbajtjes së moduleve trajnuese, platformës online dhe pilotimit të kurseve të trajnimit për të nxitur skemën e bashkëpunimit të të nxënit, duke përfshirë shkollat dhe qendrat e aftësimit profesional dhe për të zbatuar futjen e koncepteve të reja sociale në trajnimin e sipërmarrësve, për të rritur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet zbulimit të burimeve të papërdorura.

Kriteret e aplikimit

Personat e interesuar per te marre pjese ne kete trajnim duhet të plotësojnë kerkesat e mëposhtme:

  • Arsim të lartë ekonomik (bachelor ose master) me degët “Menaxhim Ekonomik”, “Administrim Biznesi”, ose të tjera të ngjashme.
  • Njohuri të thelluara në fushën e sipërmarrjes në përgjithësi dhe në fushën e sipërmarrjes sociale në veçanti.
  • Të paktën 3-vjet eksperiencë si trajner / mësues / petagog.
  • Qendrim pozitiv ndaj të rinjve dhe respektim të nevojave të tyre.
  • Komunikim të mirë dhe aftësi dëgjimi aktiv.
  • Aftësi të mira shoqërore dhe ndërpersonale.
  • Nivel të mirë motivimi për të marrë pjesë në projektet / iniciativat e BE-së.
  • Aftësi për të përshtatur trajnimin kur marrin pjesë persona me aftësi të kufizuara.
  • Aftësi të mira për të lehtësuar aktivitetet në klasë.
  • Nivel i mirë i njohjes dhe perdorimit të teknologjisë së informacionit, i nevojshëm për të punuar me platformën online dhe mobile të mësimit.
  • Aftësi të të menduarit strategjik.
  • Interes për trajnim të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të qënë efikas, duke përdorur burimet bashkëkohore.
  • Vendbanimi, vendqëndrimi dhe/ose vendi I punës të jetë në Tirana, Durrës, Vlorë.

Nëse jeni të interesuar, ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit dhe bashkangjisni një CV, të cilat duhet te dergohen në adresën: aca.centre@aca.org.al ; acaalbania@gmail.com

Afati perfundimtar i Aplikimit është 15 Dhjetor 2018, ora 17:30.

Nëse, ju nevojitet informacion i mëtejshëm, ju lutem, kontaktoni Znj. Alma Lahe, Oficere e Projektit alma.lahe@yahoo.com

Ju informojme se vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Klikoni për FORMA E APLIKIMIT – TRAINER/MENTOR

Connect with Us!