November 15, 2018 marin

Thirrje për Aplikim për “Trajnim në fushën e Sipërmarrjes sociale dhe SME/SVM”

ACA – Albania Community Assist, në kuadër të projektit INNOVENTER – Formim Profesional Inovativ për Sipërmarrjen Sociale, i mbeshtetur nga Programi INTERREG Balkan Mediterranean i Bashkimit Europian, hap thirrjen për trajnim në fushën e Sipërmarrjes Sociale dhe Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme-SVM.

Më poshtë gjeni:

  • Informacion i Projektit INNOVENTER
  • Informacion për paketën e trajnimit
  • Kriteret e aplikimit
  • Formulari i aplikimit

Afati perfundimtar i Aplikimit është 15 Dhjetor 2018, ora 17:30.

Informacion i Projektit INNOVENTER

Projekti INNOVENTER “Innovative Vocational Social Entrepreneurial Training – Formim Profesional Inovativ për Sipërmarrjen Sociale” ka në qendër të tij krijimin e një pakete të trajnimit profesional për sipërmarrjen sociale të SME, në mënyrë që ata të përmirësojnë/përtërijnë veten dhe, në të njëjtën kohë, të angazhojnë si punëmarrës edhe individë të pafavorizuar. Projekti zbatohet nga organizata ACA – Albania Community Assist në tri qytete: Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe  realizohet nën programin Interreg Balkan Mediterranean 2014-2020 dhe po zbatohet në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Maqedoni dhe Qipro. Ky

Projekti integron konceptet e iniciativës së biznesit social (ekonomisë sociale dhe sipërmarrjes) me biznesin tradicional, duke përfshirë karakteristikat e një sipërmarrjeje sociale, duke nxitur kompanitë që të menaxhohen në një mënyrë më të hapur dhe më të përgjegjshme. Rezultatet kryesore të projektit, të adaptuara në nivel kombëtar, do të jenë krijimi i kurseve të trajnimit në përputhje me ECVET për sipërmarrjen sociale me kurrikul, module trajnimi dhe doracak, platforma online dhe mobile trajnimi me mjete interaktive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe mbështetjen e database të njohurive të dijes, programet e mentorimit dhe punësimit.

Informacion për paketën e trajnimit

Trajnimi do të pilotohet në qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, përmes sesioneve hyrëve, seancave të hapura të trajinimit në distancë (online dhe mobile) dhe sesioneve të trajnimit në klasë. Pjesëmarrësit do të fitojnë përvojë në fushën e sipërmarrjes sociale dhe menaxhimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Përfitimet reale dhe ndikimi në këtë fushë do të jenë rritja e konkurrencës, risitë dhe niveli i punësimit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kriteret e aplikimit

Personat e interesuar per te marre pjese ne kete trajnim duhet të plotësojnë kerkesat e mëposhtme:

  • Mosha 17 vjeç e lart
  • Së paku nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme
  • Njohuri të teknologjisë së informacionit dhe Internetit
  • Njohuri të mira në të shkruar dhe lexuar të gjuhës zyrtare (shqipes)
  • Njohuri bazë të:

o   Matematikës

o   Administrim biznesit

o   Marrëdhenieve me publikun

o   Çështjeve financiare

  • Përveç kësaj, ata duhet gjithashtu të posedojnë njohuri profesionale themelore në:
  • Komunikim
  • Shërbim ndaj klientit
  • Procedurat e informimit të klientëve
  • Rregullat e sjelljes profesionale
  • Organizimin dhe menaxhimin e tavolinave
  • Menaxhimin e pagesave
  • Detyrimet e taksave dhe taksave të një ndërmarrjeje sociale
  • Menaxhimin e korrespondencës
  • Vendbanimi, vendqëndrimi dhe/ose vendi i punës të jetë në Tiranë, Durrës, Vlorë.

Nëse jeni të interesuar, ju lutem plotësoni Formën e Aplikimit dhe bashkangjisni një CV, të cilat duhet te dergohen në adresën: aca.centre@aca.org.al ; acaalbania@gmail.com

Afati perfundimtar i Aplikimit është 15 Dhjetor 2018, ora 17:30.

Nëse, ju nevojitet informacion i mëtejshëm, ju lutem, kontaktoni Znj. Alma Lahe, Oficere e Projektit alma.lahe@yahoo.com

Ju informojme se vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Klikoni për FORMA E APLIKIMIT – TRAJNIM NË FUSHËN E SIPËRMARRJES SOCIALE DHE SME/SVM

Connect with Us!