Teatri i Rrugës nëpër Shqipëri ‘prek’ Beratin

Nxitje e pjesëmarrjes së komunitetit në vendimarrjen lokale nëpërmjet artit. Këtë javë Teatri i Rrugës mblodhi shumë qytetarë të qytetit të një mbi një dritareve, qytetit te UNESCO-s, Beratit, në një nga sheshet kryesore të tij, përballë Pallatit të të Kulturës ‘Margarita  Tutulani”. Organizata Asistencë për Komunitetin Shqipëri – ACA dhe Shoqata e Artistëve të Rinj të Skenës ShARS, me mbështetjen e Lëviz Albania, prej muajsh po ‘shëtit’ nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë një formë të ri arti rruge që të argëton dhe të bën të mendosh.

Të rinjtë nga pesë qytete të vendit, Berat, Kuçovë, Korçë, Pogradec dhe Vlorë, prej disa muajsh po performojnë në qendrat e qyteteve të tyre, duke sjellë më pranë komuniteteve ku jetojnë një formë arti sa të vjetër po aq edhe moderne nëpërmjet etydeve që trajtojnë problematika që shqetësojnë komunitetet e qytetarëve në qytetet përkatëse, të tilla si vendimarrjet e pakonsultuara të pushtetit vendor, mungesa e ambienteve shplodhëse dhe argëtuese, mungesa e ujit, gjelbërimit, etj.

Qëllimi i Teatrit të Rrugës është që qytetarët jo vetëm të argëtohen, por edhe të ndërgjegjësohen për t’u bërë më aktiv në komunitetin ku jetojnë, për t’u përfshirë në vendimarrjen lokale, për të ngritur sistemin e kërkimit të llogarisë ndaj të zgjedhurve vendorë dhe për t’u kthyer në aktorë aktiv në luftën për parandalimin dhe luftimin e sjelljeve abuzuese dhe korruptive nga të zgjedhurit vendorë.

Teatri i Rrugës në Berat u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Bashkia Berat.

Teatri i Rrugës nëpër Shqipëri synon të sjellë ndryshimin nëpërmjet nxitjes së pjesemarrjes së komunitetit në vendimarrje; advokimit per çeshtje te rendesishme per komunitetin; forcimit e rritjes së nivelit të demokracise vendore nëpërmjet artit si një mjet tërheqës për komunitetin, veçanerisht të rinjtë, per tematika të ambjentit, transparencë, llogaridhënies dhe korrupsionit.

Nepermjet Teatrit te Rruges dhe paraqitjes online te aksioneve rinore ne qytetet Berat, Kuçovë, Korçe, Pogradec dhe Vlore organizatorët synojnë sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të këtyre qyteteve.

Connect with Us!