Teatri i Rrugës në Vlorë dhe Himarë

Qytetarët dhe pushuesit ndjekin me interes performancat e të rinjve. ‘Teatri i Rrugës nëpër Shqipëri’ është një risi që e sjell artin si formë komunikimi dhe ndergjegjësimi në komunitetet lokale. Organizata Asistencë për Komunitetin Shqipëri – ACA dhe Shoqata e Artistëve të Rinj të Skenës me mbështetjen e Lëviz Albania sjellin për herë të parë këtë formë arti sa të vjetër aq edhe moderne në rrugët e pesë qyteteve të Shqipërisë, Vlorës, Beratit, Kuccovës, Korcës dhe Pogradecit, ku të rinjtë e këtyre qyteteve sjellin problematikat lokale që lidhen me qeverisjen vendore, performancen e te zgjedhurve vendore dhe mbajtjen e premtimeve te tyre.
Teatri i Rrugës nuk e pret spekatorin në skenat e mbyllura të teatrove, por shkon tek ai, duke zbritur nëpër rrugët dhe sheshet më të populluara të qyteteve ku ofrohen, nëpërmjet skenarëve të thjeshtë, etyde teatrore të sjella me mjeshtëri nga aktorët e rinj joprofesionistë.
Qëllimi i Teatrit të Rrugës nuk është vetëm argëtimi i qytetarëve, por edhe ndërgjegjësimi i tyre për të qenë pjesë e vendimmarrjes lokale, për të qenë aktivë në kërkimin e llogarisë ndaj të zgjedhurve vendor dhe për t’u bërë një aktor aktiv në luftën për parandalimin dhe luftimin e sjelljeve korruptive.
Për dy fundjava rresht, ‘Teatri i Rrugës’ ishte sheshet kryesore të Vlorës dhe Himarës duke zgjuar interesin jo vetëm të banorëve të këtyre bashkive, por edhe pushuesve të shumtë.

Connect with Us!